Barcelona zhvilloi seancën e parë stërvitore në Japoni këtë të shtunë, ku përballet me Vissel Kobe nesër. Pas stërvitjes, sulmuesi i katalanasve, Robert Leëandoëski foli për mediat.
Ai u ndal te qëllimet e tij personale dhe të ekipit, sakaq vlerësoi shumë Marcus Rashford dhe Lamine Yamal.
“Ne duam të punojmë shumë; jemi këtu për të luajtur miqësore. Kemi kohë të përgatitemi mirë për sezonin”
“Mendoj se për ne, dhe për mua, gjëja e rëndësishme është se ku duam të shkojmë dhe sa tituj duam të fitojmë. Sigurisht, golat e mi janë të rëndësishëm për mua dhe ekipin… Mund të ndihmoj jo vetëm me golat e mi, por edhe me performancën time. Çdo gjë që bëmë vitin e kaluar, mund ta përmirësojmë. Mendoj se mund të luajmë më mirë dhe me më shumë përvojë.
Patëm një periudhë ku nuk luajtëm në mënyrë perfekte. Kishim një ekip të ri. Mund të luajmë më mirë se vitin e kaluar.”
Nuk e di nëse do të jetë viti i fundit i kontratës sime. Jam i qetë. Ajo që ka rëndësi tani nuk është ajo që ndodh në fund të sezonit”- tha ai.
