Joan Garcia, portieri i Barcelonës, doli në konferencë para ndeshjes ndaj Bilbaos, takim ky i vlefshëm për Superkupën e Spanjës.
“Jam i përqëndruar dhe tani tashmë po mendojmë për Superkupën.
Atmosfera në stadiumin e Espanyol? Punova si çdo javë tjetër, asgjë ndryshe. E dija që atmosfera do të ishte e veçantë sepse ishte një derbi dhe për shkak të situatës sime.
“Jam ende një portier i ri me hapësirë për përmirësim. Ndeshja e së shtunës ishte e veçantë për mua, me një performancë të mirë dhe morëm tre pikët.
“Jemi shumë të motivuar. Është titulli i parë që mund të fitojmë këtë sezon. Në rastin tim, i pari me klubin. Me të vërtetë të etur për ta arritur atë”- shtoi Garcia.
