Barcelona ka liruar Suarezin falas për tek Atletico Madrid. Uruguajani nuk do të ketë më problem të transferohet tek madrilenët pas takimit të përfaqësuesve të tij me Bartomeun.

Për shkak të moshës dhe dështimit sezonin e fundit, Suarez nuk pëlqehej më tek katalanasit. Atletico Madrid do të paguajë vetëm 4 milionë euro për 33-vjeçarin teksa do i japë gjysmën e rrogës që merrte tek blaugranët, nga 30 mln euro në 15 mln euro.

Suarez kaloi 6 vite në Camp Nou por nuk ia doli të realizotne 200 gola, duke u ndalur në 198. U përfol për një tranferim të madh të tij tek Juventus, por trataivat dështoi, aq më tepër që u përfshi në një skandal në Universitetin e Peruxhias, për testin e italishtes, ku rezultonte se pikët e vlerësimit ishin të paracaktuara, dhe kjo mund t’i ndalonte uruguajanit marrjen e pasaportës italiane.

Hetimi aty vijon, por Suarez s’ka pse shkon në Itali pas do qëndrojë në Spanjë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb