Barcelona triumfoi me përmbysje 1-2 ndaj Valladolid. Pavarësisht se të rënë nga kategoria, ekipi i Rubios ishte “kockë e fortë”, pasi ndëshkoi katalanasit pas vetëm gjashtë minutash lojë, me anë të Sanchez.

Të besuarit e Flick përmbysën llogaritë me golat e Raphinha dhe Lopez, përkatësisht në minutat 54’ dhe 60’. Barcelona kryeson me 79 pikë, 7 më shumë se Reali ndjekës.

Në sfidat e tjera të La Liga, Villareal-Osasuna përfundoi 4-2 ndërsa Las Palmas-Valencia u mbyll 2-3.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb