Barcelona u nderua me dy lojtarë të saj në ndarjen e çmimeve të “Topit të Artë”, ku Gavi fitoi trofeun “Kopa”, si talenti më i mirë i vitit, ndërsa Levandovski mori çmimin “Gerd Myler” si golashënuesi më i mirë i vitit.
Të dy lojtarë, klubi katalanas ka zgjedhur që t’i prezantojë në një mënyrë të veçantë në “TikTok”.
Lojtarët shfaqen ngjitur njëri-tjetrit në ceremoni, teksa Barça shkruan: “Sa shumë talent mes të dyve”.
Ajo që ra në sy në këtë video ishte kënga e përdorur, e cila është “Habibi (Albanian Remix)” e Dj Gimi-O, Ricky Rich dhe Dardan, një këngë shqiptare, e cila është bërë shumë virale në rrjet kohët e fundit.
@fcbarcelona ✨ so much talent between the two #fcbarcelona #barça #barçaontiktok #football #gavi #lewandowski #ballondor #tiktokdeportes
