Përpara sezonit të ri, Raphinha ndau ambiciet e tij në një intervistë me gazetën katalanase Sport. Anësori brazilian i Barcelonës nuk e mbajti sekret qëllimin e tij kryesor:

“Ajo që ka vërtet rëndësi për mua është të jem më i miri në botë… në shtëpi”, deklaroi ai, duke theksuar rëndësinë e ekuilibrit familjar dhe personal mbi titujt që mund të fitohen në botën e futbollit.

Raphinha ka luajtur 36 ndeshje në këtë sezon, ku ka realizuar 18 gola dhe ka dhuruar 9 asiste.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb