Eric Garcia është padyshim një nga lojtarët që ka arritur të rifitojë besimin te Barcelona. Pasi u kthye nga huazimi i tij te Girona, ai dukej i destinuar për t’u larguar sërish, por gjërat ndryshuan.

Sipas Sport sot, me një kontratë që skadon në vitin 2026, Barcelona synon një rinovim, por fjala e fundit i takon vetë Garcias.

Në sezonin 2024-2025, Eric Garcia u aktivizua 43 ndeshje për Barcelonën në të gjitha garat, duke luajtur gjithsej 1955 minuta. Në këto paraqitje ai shënoi 5 gola dhe dha 2 asiste.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb