Në Barcelonë, gara për presidentin e ri të klubit është ndezur shumë, ku nuk mungojnë as deklaratat apo premtimet e bujshme nga dy kandidatët që janë në garë, Laporta dhe Victor Font. Ky i fundit, e ka përqendruar fushatën e tij te një emër shumë i madh, Erling Haaland.
Kandidati për presidentit ka premtuar se nëse ai do të zgjidhet në krye të ekipit do të sjellë në Barcelonë “bomberin” norvegjez.
Sipas të përditshmes spanjolle Sport, dy anëtarë të aftër të Victor Font janë takuar me përfaqësues të Man.City në Madrid përpara ndeshjes kundër Realit.
Parimisht, sipas Sport, përfaqësues të Victor Font kanë marrë një premtim, një klauzolë prefrenciale për një transferim të mundshëm të Haaland te Barcelona. Sigurisht të arrish te Haaland nuk është e lehtë pasi sulmuesi ka një super kontratë me Man.City ku është i lidhur deri në vitin 2034.
