Bardh Spahia, i ftuar në emisionin “Open” në News 24, komentoi procesin e primareve në Partinë Demokratike, duke theksuar se është e vetmja parti që realizon primare dhe se ky proces është një mundësi për qytetarët të kenë zë në përzgjedhjen e kandidatëve.
Spahia ndau edhe përvojën e tij, duke theksuar se ka dalë i pari në primaret e PD në Shkodër dhe se ndihet mirë për këtë.
Ai shtoi se PD po mban primare për herë të tretë dhe se ai ka qenë pjesëmarrës në të trija primaret që janë zhvilluar.
Bardh Spahia: Jemi e vetmja parti që realizojmë primare. Procesi i jep zë qytetarisë. Unë dola i pari në primaret e PD në Shkodër dhe sigurisht që ndihem mirë për këtë.
PD është e vetmja parti politike që mban Primare për herë të tretë dhe unë kam qenë pjesëmarrës në të trija primaret.
(Balkanweb)
