Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së së Rithemelimit Gazment Bardhi në konferencën për mediat ka hedhur akuza të rënda ndaj kryeministrit Edi Rama.

Bardhi theksoi se Rama firmosi një investim strategjik me dokumente false, duke u grabitur në bregdet 11 mijë metra katrorë tokë.

Bardhi: Rama ka shkelur ligjin, duke i dhënë statusin e investitores strategjike Xhaçkës. Rama firmosi një investim strategjik me dokumente false. Kush mund ta besojë se këta nuk dinë, këta që e dinë edhe sa para harxhojmë ne si qytetarë. U grabitën 11 mijë metër katrorë, iu dhanë burrit të Olta Xhaçkës.

E kanë ngritur korrupsionin në sistem. Kush e ha këtë që drejtorët bëjnë çfarë të duan dhe kryetari i bashkisë nuk e di? Kjo që ka ndodhur në Bashkinë e Tiranës ka ndodhur edhe në disa bashki të tjera. Nuk funksionon dot një sistem, nëse “koka” nuk është dakord me të.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: