Pas tensioneve në Kuvend kreu i Grupit të PD-së, Gazment Bardhi, ka akuzuar kryetarin e Kuvendit Niko Peleshi se nuk po reagon për deklaratat e Ballës për Albana Vokshin.

“Kur ai i drejtohet një gruaje duke i thënë ‘numri juaj i telefonit është 0900’, ti zoti Peleshi, ul kokën, sytë dhe bën sikur t’i kanë bllokuar me 2 tapa veshët. Jeni ju përgjegjës për këtë që po ndodh në seancë dhe për ato që do të ndodhin. Unë kam lexuar komunikimet e 2 vajzave të Vokshit me zonjën Vokshi tani. Ju keni vajzë vetë. Si do i vinte vajzës suaj nëse një burrë nga ajo foltore do i thoshte bashkëshortes suaj që ‘e ka numrin 0900’”, tha Bardhi në Kuvend.

Ndërkohë Peleshi iu përgjigj Bardhit duke i thënë se po e përdor situatën si një skenar për të prishur seancën plenare.

“Unë kam respekt më shumë se ju për zonjën Vokshi, sesa ti që po i shërben një skenari për të prishur seancën”, iu përgjigj Peleshi.

Pjesë nga fjala në Kuvend:

‘Zoti kryetar, së pari njëherë dënoj jo sjelljen e atij rrugaçi, se me të jemi mësuar, dhe e rivijoj, fjalorin për të cilin i kërkoni llogari kolegëve.

Po i kam thënë që me këtë gjuhë është mësuar në partinë e vet dhe në shtëpinë e vet. Dhe e ripërsëris. Po nuk kam guxuar kurrë dhe nuk do guxoja kurrë t’i thoja një kolegeje të Partisë Socialiste që numri juaj i telefonit është 0900. Nuk ja kam thënë askujt dhe nuk do guxoja.

Dhe nuk e kam fare për të dënuar me… ato, se ai, atë e njohim kush është, dhe çfarë morali ka dhe gjithçka tjetër, po s’është sot dita për t’ia kujtuar, po e kam me ju, zoti Peleshi.

Kur ai i drejtohet një gruaje me ‘numri jot i telefonit është 0900’, ti ul kokën, ul sytë dhe bën se kur t’i ka bllokuar me dy tapa veshët dhe nuk e dëgjon çfarë ai po thotë. Dhe jeni ju përgjegjës për këtë që po ndodh në seancë plenare dhe që do të ndodhë në seancat vijuese plenare.

Sepse për mungesë të guximit tuaj për t’i treguar vendin një njeriu që vjen dhe fyen zonjat e grupit parlamentar të Partisë Demokratike në seancë, unë kam lexuar komunikimet e dy vajzave të zonjës Vokshi me zonjën Vokshi tani. Dhe po ju kujtoj që ju keni vajzë vetë. Si do t’i vinte vajzës tuaj nëse një burrë nga ajo foltore do i thoshte bashkëshortes tuaj! Se si do t’i vinte vajzës tuaj?’, tha ndër të tjera, Gazment Bardhi në sallën e parlamentit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb