Gazment Bardhi është takuar me ndihmës prokuroren e Përgjithshme të SHBA, gjatë vizitës së tij në Washington DC.

Në një reagim bë Facebook, Bardhi nënvizon se përkushtimi i SHBA në luftën kundër korrupsionit është lajm i mirë për Shqipërinë.

REAGIMI:

Gjatë qëndrimit në Washington DC, kisha kënaqësinë të takohem me Ndihmës Prokuroren e Përgjithshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pranë Departamentit Amerikan të Drejtësisë, znj. Harmeet K. Dhillon.

Përkushtimi i SHBA për të vendosur në krye të axhendës së sigurisë luftën ndaj karteleve të drogës dhe bashkëpunëtorët e tyre, është një lajm i mirë për Shqipërinë. Lufta me tolerancë zero ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit është e vetmja mënyrë që Shqipëria të ecë përpara, si një vend i denjë për të qenë anëtar i NATOs dhe si vend kandidat për në BE.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: