Franca do të dyfishojë ndihmën humanitare për Libanin në 17 milionë euro (rreth 19.70 milionë dollarë amerikanë).

Ministri i Jashtëm Francez Jean-Noel Barrot bëri njoftimin të enjten, ndërsa Libani përpiqet të përballojë pasojat shkatërruese të sulmeve izraelite.

Ministri i jashtëm francez e bëri njoftimin në llogarinë e tij në rrjetet sociale X gjatë një vizite në Bejrut, si pjesë e përpjekjeve për të arritur një armëpushim midis Izraelit dhe Hezbollahut: “Në Bejrut, pranë personave të zhvendosur brenda vendit (IDP) për të cilët kujdesen anëtarët e Urdhrit të Maltës me jelekë të kuq. Në solidaritet me popullin libanez, të përfshirë në një luftë që nuk e zgjodhi, ne po e dyfishojmë ndihmën tonë humanitare për Libanin në 17 milionë euro.”

I dërguari special i Francës në Liban, Jean-Yves Le Drian, tha më parë se ishte e paarsyeshme të kërkohej që qeveria libaneze të çarmatosë Hezbollahun ndërsa vendi po bombardohej nga Izraeli.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb