Kryedemokrati Lulzim Basha  ka folur mbi hyrjen në seli ditën e hënë të ish-kryeministrit Berisha dhe mbështetësve të tij. Ai është shprehur më tej se është vetëpërmbajtur nga këto akte, duke shtuar se pikërisht kjo gjë e diferencon nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Kishim 18-vjeçarin aty, kishim gra dhe unë për fat të mirë nuk kisha akses vizual tek ajo që po ndodhte, por shumë prej anëtareve te mbledhjes ndërkohë shikonin çfarë po ndodhte. Unë akoma nuk i kam pare pamjet, por me kanë thënë që i binin me shkelma derës etj. Njeri jam dhe unë, s’po themi që jam i pandjeshëm, shumë i ndjeshëm dhe kur je shume i ndjeshëm do s sforco që të jesh me stoik, më i rezervuar. Mund të kisha dale në konference për shtyp dhe mos të lija gjë pa thënë, brenda fjalorit që ka përdorur ai për tre muaj. Me dëgjuat të përdorja fjalor të tille ndaj tij?! Jo. Pse?! Jo se nuk me erdhi ne moment, por njeriu e mban veten sepse njeriun nga, se duket se është dhe ky tjetri ne mes ju lutem, në edukatën e formimit tim koncepti i lirisë se njeriut për të bërë gjera përkufizohet nga aftësia për tu përmbajtur në ato gjëra. Kjo na diferencon edhe me qëniet e tjera të gjalla. Isha unë përgjegjës për jetën dhe shëndetin e tyre, por zgjodha t’i përgjigjem siç iu përgjigja në konferencë për shtyp duke ruajtur besoj me ndonjë çedim të vogël edukatën dhe formimin tim sepse në fund të fundit diferencimin e kam bërë me vetëdije. Asimetria ka qenë për të bërë diferencimin dhe për të treguar modelin ndryshe..

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: