Kreu i PD, Lulzim Basha ka publikuar disa foto dhe komentuar prezantimin e programit elektoral sot në Durrës.

Basha thotë se gratë shqiptare janë të fortë dhe plot energji. Për të, janë gratë ato që udhëheqin ccdo ditë ndryshimin dhe shpresën që po vijnë.

Sipas liderit demokrat, edhe PD bashkë me gratë do të udhëheqë ndryshimin për të gjithë shqiptarët.

 

STATUSI NGA LULZIM BASHA

Gratë shqiptare luftojnë për drejtësi, rrëzojnë barriera, ndërtojnë sipërmarrje dhe ekonomi të qëndrueshme, dhe janë në ballë të komunitetit në kohë krizash.

Gratë shqiptare janë gra të forta, plot energji. Ato udhëheqin çdo ditë ndryshimin dhe shpresën që po vijnë.

Së bashku me këto zonja të mrekullueshme, ne do të udhëheqim ndryshimin për të gjithë shqiptarët!

Bashkë për ndryshim, Shqipëria fiton!

#SHQIPERIAFITON

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: