Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka dhënë një tjetër mesazh, pas vendimit për përjashtimin e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe mbështetësive të tij.

Ai ka publikuar një video në “Facebook”, ku në fasadën qendrore të selisë së PD, ngrihet një banderolë gjigante ku shkruhet, “Partia Demokratike e Shqipërisë”,

Mbi videon e publikuar Basha jep një mesazh politik, të cilën e ka artikuluar sistematikisht kohët e fundit:

“Partia Demokratike do të ringrihet si shpresa e vetme e shqiptarëve për ndryshim! Për një të ardhme më të mirë për të gjithë”.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: