TIRANE

Përmes një postimi në Twitter, kreu i PD Lulzim Basha ka përkujtuar ish-ministrin dhe deputetin demokrat Sokoll Olldashi në 5-vjetorin e ndarjes së tij nga jeta si pasojë e një aksidenti.

Basha thotë se në jetën e tij të shkurtër Sokol Olldashi preku shumë jetë dhe ndihmoi shumë ëndrra, ndërsa do mbetet një shembull përjetësisht frymëzues.

“Një mbrëmje si sot 5 vjet u nis me ngut drejt amëshimit Sokoli,i cili si pakkush jetoi përtej kohës së tij, më shpejt se koha e tij.

Në jetën e tij të shkurtër preku shumë jetë, ndihmoi shumë ëndrra. La pas dashuri, kujtime të paharrueshme dhe një shembull përjetësisht frymëzues”, shkruan kreu i PD-së Lulzim Basha në Twitter.

Auto Screenshot 21542663040
Auto Screenshot 21542663040

(d.d/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb