TIRANË- Rreth orës 09:52 kryedemokrati Lulzim Basha ka mbërritur në selinë e PD-së i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Aurela. Ai është pritur nga qytetarë që ndodheshin në oborrin para selisë, ndërsa i ka përshëndetur me dy gishta lart dhe më pas personalisht nga afër.

Kreu i PD-së Lulzim Basha deklaroi dje se do të jetë në protestë bashkë me familjen e tij, duke u shprehur se protesta do të jetë paqësore. Ai iu ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve t’i bashkohen protestës.


(m.k/BalkanWeb)
