Në mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të PD zyrtare u vu re mungesa e ish-kreut të Grupit Parlamentar, ish-ushtruesit të kreut të PD, Enkelejd Alibeaj.
BalkanWeb mëson se Alibeaj ka munguar për shkak të impenjimeve partiake, duke mos qenë në këtë organizim të demokratëve, që ishte thirrur nga kryetari i PD-së, Lulzim Basha. Po ashtu bëhet e ditur se Alibeaj do t’i drejtohet demokratëve që marrin pjesë në Kuvend me një videomesazh.
Kujtojmë se të pranishëm në këtë Kuvend janë 9 deputetë të PD-së si dhe 4254 delegatë.
(BalkanWeb)
