Kryetari i PD Lulzim Basha ka mbledhur strukturat e Partisë Demokratike në Shkodër.

Basha u shpreh me strukturat e partisë në qytetin verior se më datë 30 qershor, Rama u braktis edhe nga socialistët.

Sipas Bashës, populli e ka braktisur Edi Ramën. Ai tha se zgjedhjet e 30 qershorin nuk ishin as për popullin dhe as për PS.

Kreu demokrat theksoi se zgjedhjet e 30 qershorit ishin vetëm për Ramën dhe kriminelët. Lulzim Basha tha se populli shqiptar do zgjedhje të lira e të ndershme.

Basha u shpreh se zgjedhjet e 30 qershorit ishin për Emiljano Shullazin, Paulin Stërkajn dhe Ymer Lalën. Numri një i PD thekson se Shqipëria do të ndryshojë e ndryshimi do të vijë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(d.xh/Balkanweb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb