Kryedemokrati Lulzim Basha e kia konsideruar kandidatin e  Partisë Demokratike të Shqipërisë për Durrësin, Luan Hotin si shembullin më të mirë të jë kuloture të re politike.

Teksa ka ndarë foto nga takimi i zhvilluar sot me drejtuesit e bordit të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Durrësit, Baasha shkuan se dialogu me qytetarët dhe faktorët ekonomikë është modeli i politikës sonë me fytyrë njerëzore, që dëgjon dhe shërben me qytetari, larg konfliktit, baltosjes dhe gjuhës përçarëse.

“Bashkë me kryetarin e ri të Bashkise së Durrësit, Luan Hoti diskutuam me drejtuesit e bordit të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Durrësit për sfidat dhe potencialet e jashtëzakonshme të këtij qyteti të mrekullueshëm. Dialogu me qytetarët dhe faktorët ekonomikë është modeli i politikës sonë me fytyrë njerëzore, që dëgjon dhe shërben me qytetari, larg konfliktit, baltosjes dhe gjuhës përçarëse. Kandidati i Partia Demokratike e Shqipërisë për Durrësin është shembulli më i mirë i kësaj kulture politike, që përmes vlerave dhe shpirtit sipërmarrës, do shërbejë me integritet për të garantuar normalitetin e munguar dhe një zhvillim gjithëpërfshirës të qytetit.”

 

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: