Avokati Indrit Sefa, i ftuar në studion e emisionit “Log.” në News24, ka komentuar paraqitjen e sotme të Lulzim Bashës, në SPAK, ku ai dha deklarime për çështjen e 21 janarit 2011.

Sipas Sefës, pas Bashës, në radhë për t’u marrë në pyetje nga prokuroria e posaçme pritet të jetë ish-kryeministri Sali Berisha, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që të thirret edhe kryeministri aktual Edi Rama.

“Pas Bashës, i fundit në radhë është Berisha për t’u marrë në pyetje. Mund të merret në pyetje edhe Rama,” deklaroi Sefa, duke theksuar se hetimet për ngjarjet e 21 janarit po thellohen në të gjitha drejtimet.

Ai shtoi gjithashtu se marrja në pyetje e një kryeministri në detyrë mund të kryhet edhe në ambientet e zyrës zyrtare, pa qenë e nevojshme paraqitja në SPAK.

“Marrja në pyetje mund të ndodhë edhe në zyrë,” sqaroi avokati.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb