SHBA- Kryeopozitari Lulzim Basha deklaroi se drejtësia duhet t’i shërbejë qytetarëve dhe jo politikës. I ftuar në “Zëri i Amerikës” Basha theksoi se reforma në drejtësi duhet të bëhet sipas Komisionit të Venecias.
Nga ana tjetër ai bëri të ditur se ‘Venecia’ është shprehur për konsensus politik, ndërsa tha se opozita është e gatshme për një dialog politik. Sipas tij, një drejtësi e politizuar nuk i shërben qytetarëve.
“Kushti ynë i vetëm do jetë moskapja e drejtësisë. Kapja politike duhet të shmanget. Ndaj në çdo hap kemi propozuar formula evropiane. Korrupsioni ndodhet aty ku merren vendimet për shqiptarët. Opozita ime do ekzistencën e një institucioni të tillë dhe pavarësisë për të bërë hetime për korrupsionin. Propozimi ynë është implementimi i ‘Venecias’.”, tha Basha.
(ed.me/BalkanWeb)
