Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka përshëndetur votimin në parlamentin maqedonas i cili i hap rrugë ndryshimeve kushtetuese.
“Përzemërsisht përshëndes këtë hap dhe ndryshimet e pritshme kushtetuese, proces që do të na bashkojë edhe si aleatë rreth vlerave të përbashkëta euroatlantike.” Shkruan Basha në një postim në twitter
Mbrëmë parlamenti i Maqedonisë i hapi rrugën ndryshimeve kushtetuese që mundësojnë anëtarësimin e saj në NATO.
Përzemërsisht përshëndes këtë hap dhe ndryshimet e pritshme kushtetuese, proces që do të na bashkojë edhe si aleatë rreth vlerave të përbashkëta euroatlantike.— Lulzim Basha (@lulzimbasha_al) October 20, 2018
Me 80 vota pro Kuvendi i Maqedonisë miratoi mbrëmjen e së premtes, nismën për ndryshimet kushtetuese duke i hapur rrugë ndryshimit të emrit nga Republika e Maqedonisë në Republika e Maqedonisë së Veriut.
(BalkanWeb)