Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, në një takim që ka pasur me një çift të porsamartuarish, deklaroi se PD mendon për familjen dhe rininë.

Basha tha se PD ka menduar që të ketë në programin qeverisës, që të dhurojë 30 mijë lekë për çdo të porsalindur për 5 vjet si dhe të ketë mbulim 100 për qind të interesave të kredisë për strehim për 5000 çifte të reja çdo vit.

Postimi i liderit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha:

Është hera e parë që një parti politike vë familjen dhe rininë në qendër të programit të saj: 30 mijë lek/muaj për çdo të porsalindur për 5 vite, mbulim 100% të interesave të kredisë për strehim për 5000 çifte të reja çdo vit, ulje të çmimit të energjisë dhe karburantit. #SHQIPERIAFITON

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb