TIRANË

Kreu i PD-së Lulzim Basha është takuar me ambasadorin e Austrisë në vendin tonë Christian Steiner. Në një postim në “Twitter” Basha ndan foto nga takimi, teksa vlerëson lartë miqësinë mes dy vendeve. Ai thekson se mbështetja e Austrisë nuk mungon edhe sot, kur vendi ynë ndodhet përballë sfidës së integrimit.

“Kënaqësi të prisja ambasadorin e Austrisë ??, Dr. Christian Steiner @steinertirana! Miqësia historike midis dy vendeve tona ka qenë një aset i çmuar në rrugëtimin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare, prej ditëve të para të shtetit tonë ??.
Mbështetja e Austrisë ?? nuk mungon edhe sot, kur vendi ynë ndodhet përballë sfidës së integrimit. Ndaj i shpreha mirënjohjen tonë Dr. Steiner, për ndihmën e palëkundur në rrugëtimin europian ?? të Shqipërisë dhe në ndërtimin e një të ardhmeje më te mirë për qytetarët shqiptarë”, shkruan Basha.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb