Kryetari i PD, Lulzim Basha, në një postim në rrjetet sociale shprehet se programi qeverisës i PD është drejt fundit. Sipas tij, ky program do t’i jap çdo shqiptari mundësinë të jetojë me dinjitet në vendin e tij.

“Drejt fundit programi qeverisës përmes të cilit do t’i japim çdo shqiptari mundësinë të jetojë me dinjitet në vendin e tij.

Shqipëria i ka të gjitha mundësitë për të qenë një vend i zhvilluar, nëse pasuritë e saj vihen në shërbim të shqiptarëve dhe jo një grushti njerëzish të lidhur me pushtetarët”, shkruan Basha.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: