Kryedemokrati Lulzim Basha deklaron se zëri i grave është i fortë dhe vendosmëria e tyre për t’u ndarë nga hijet e së shkuarës është e madhe ashtu si vizioni i tyre për të ardhmen është i qartë.

Pas takimit me gratë demokrate, Basha publikon videon nga takimi, teksa thekson se Lidhja Demokratike e Gruas së Shqipërisë do të jetë një strukturë politike dhe shoqërore që frymëzon.

“Kënaqësi të bashkëbisedoja sot me gratë, vajzat, nënat demokrate. Zëri i tyre është i fortë, vendosmëria e tyre për t’u ndarë nga hijet e së shkuarës është e madhe, vizioni i tyre për të ardhmen është i qartë.
Lidhja Demokratike e Gruas së Shqipërisë do të jetë një strukturë politike dhe shoqërore që frymëzon, promovon vlerat më të mira dhe u jep zgjidhje sfidave me të cilat gratë dhe familjet shqiptare përballen çdo ditë. Për të ndërtuar të gjithë bashkë të ardhmen që shqiptarët meritojnë”, deklaron Basha.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: