TIRANË
Kryetari i Partisë Demokratike ka reaguar pas fjalimit të gjatë të kryeministrit Edi Rama në parlament ku hodhi akuza ndaj opozitës dhe kryetarit të saj por jo vetëm.
Basha tha gjatë bashkëbisedimit të opozitës për buxhetin se Rama është tallur nga fillimi deri në fund por se nuk do të zbresë debatin në nivel halabaku.
“Flet nga foltorja e parlamentit si llaxore. Është tallur nga fillimi deri në fund. Përtej patologjisë psikiatrike, unë refuzoj si kryter i opozitës ta zbres nivelin e debatit në nivel halabaku”, deklaroi kreu i PD.
Më herët duke folur për buxhetin e opozitës, Basha tha se do anulojë çdo koncesion.
“Do ndezim motorët e ekonomisë, do rrisin bazën mbi të cilën do mblidhen të ardhurat. Këto të ardhura nuk do shkojnë për koncesione korruptive. Secili prej këtyre koncesioneve do anulohen, nga i pari tek i fundit dhe do shqyrtohen sipas dispozitave të ligjit antimafia. Nuk ka për të falimentuar Shqipëria për 15 kontrata korruptive”, deklaroi kreu i PD.
Ai tha se na duhet ndihma juaj që të artiikulojmë problemet dhe të zgjidhim problemet. “Do adoptojmë përvojat më të mira të biznesit Mirëpresim dhe ftojmë qytetarët dhe sipërmarrjet të jenë pjesë e kësaj beteje për një Shqipëri të mundësive për të gjithë dhe për një jetë më të mirë për të gjithë.”- tha Basha.
(m.k/BalkanWeb)
