TIRANE- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Rama pasditen e sotme nga Kavaja. Para anëtarëve të PS, kryeministri shprehu falënderim për kreun e Bashkisë së Kavajës, Elvis Roshin, duke thënë se ai i qendron besnik qytetarëve të tij.

Në një deklaratë për shtyp, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, tha se “Rama del krah për krah me Roshin e Kavajës, një nga subjektet kryesore të dekriminalizimit, duke sfiduar ndërkombëtaret dhe ligjin e miratuar”.

“Edi Rama krah për krah me Roshin e Kavajës, një nga subjektet kryesore te dekriminalizimit, duke sfiduar ndërkombëtaret dhe ligjin e miratuar. Pas vizitës dhe mesazheve te sekretarit Kerry, po i jep gajret një nga një personave me rekorde kriminale te promovuar prej tij qe t’i përdorë përsëri. Zbatimi i ligjit te dekriminalizimit do te mbylle çdo penxhere dhe vrime për ta dhe shefin e tyre”, shprehet Basha.

Vetë kreu i Qeverisë gjatë takimit në Kavajë u ndal tek ligji i dekriminalizimit, duke u shprehur “kemi hartuar ligjin për dekriminalizimin, dhe mezi po pres të zbatohet ky ligj. E aterë do t’i çojnë ndonjë letër Lulit, e do thonë po ky si shpëtoi (Roshi)”.

(el.sp/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb