TIRANË

Kryedemokrati Lulzim Basha akuzon kryeministrin Edi Rama për shkatërrimin e Teatrit Kombëtar duke përfituar nga pandemia, për të grabitur pronën publike dhe për t’iu shtuar 30 mln euro borxh shqiptarëve.

Sipas tij, kriza e thellë ekonomike dhe papunësia do marrin zgjidhje vetëm kur të largojmë Ramavirusin.

“Teksa po i afrohet fundit të qeverisjes RAMAVIRUSI ka hequr dorë nga fasada. Shkatërroi Teatrin Kombëtar duke përfituar nga pandemia, në shkelje flagrante të çdo ligji dhe norme shoqërore, për të grabitur pronën publike dhe për të shtuar me 30 milionë euro borxhin e shqiptarëve.

I babëzituri nuk do t’ia dijë për mbi 120 mijë të papunë, për bizneset që falimentojnë përditë, për mijëra familjet në nevojë dhe varfërinë që falë tij është ulur këmbëkryq në Shqipëri. Kriza e thellë ekonomike dhe papunësia do marrin zgjidhje vetëm kur të largojmë RAMAVIRUSIN”, shkruan Basha.

Basha Twitter
Basha Twitter

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: