Kryedemokrati Lulzim Basha ka udhëtuar sot drejt Dibrës për një takim me strukturat në kuadër të turit në të gjitha rrethet në vend. Basha është shoqëruar nga demokratët që gjatë rrugës me makina, teksa i është rezervuar një pritje entuziaste dhe në qytet, ku një pankartë “Kryetar Basha, ju mirëpret Dibra juaj”, ishte vendosur në shenjë mirëseardhjeje për të.
Basha ndodhet sot në verilindje të vendit me kërkesë të degës dhe demokratëve të atjeshëm.

Takimet vijnë pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar, në të cilën kreu i PD u kërkoi të gjithë drejtuesve të ishin të gjithë sa më parë në terren, për të vijuar aksionin politik, por njëkohësisht për të punuar për afrimin edhe të atyre demokratëve që u përdorën nga aksioni politik i Berishës.

“Ata janë njerëz që kanë sakrifikuar dhe janë të zhgënjyer me ne. Por ne duhet të punojmë me ta, t’i bindim e të bëhemi bashkë”,- tha Basha në mbledhjen e Këshillit Kombëtar. Ndërkohë, një nga çështjet që do të jetë në qendër të axhendës politike të Bashës, është Aleanca Qytetare për Demokracinë, tashmë e miratuar nga Kuvendi Kombëtar i 18 dhjetorit si një organizatë partnere e PD, nëpërmjet të cilës synohet hapja e mëtejshme e PD dhe afrimin me grupe të ndryshme shoqërore, nëpërmjet një dialogu dhe bashkëpunimi që tejkalon marrëdhëniet klasike midis partive politike dhe grupeve të interesit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: