Kryetari i PD, Lulzim Basha akuzon Presidentin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta se ka për qëllim të marrë votat e demokratëve dhe t’i dërgojë tek PS-ja dhe Edi Rama.

Gjatë një konference për shtyp, Basha tha se, “këta janë njerëz që nuk u bëhet vonë për asgjë tjetër përveç fatit të tyre personal”. Ai shtoi se po këta kërkojnë ta mbajnë Shqipërinë si një pronë të përbashkët të një grushti qeveritarësh dhe oligarkësh.

Duan ta mbajnë Shqipërinë si një pronë të përbashkët të një grushti qeveritarësh, oligarkësh, mundësish të kontrollojnë çdo aspekt të jetës. Kurrë s’ka qenë më e qartë diferenca, midis një grupi njerëzish që duan status quo-n. S’ka rëndësi njëri në qeveri, tjetri sapo e la postin e presidentit dhe qëllim ka kryesor të bëjë sikur është demokrat i mbaruar që të marrë votat e demokratëve ti çojë tek Edi Rama, t’i trafikojë atje. Këtë janë njerëz që nuk u bëhet vonë për asgjë tjetër përveç fatit të tyre personal, pushtetit e pasurimit të tyre, si edhe në rastin aktual frikës së tmerrshme që kanë nga ora e llogarisë. PD qëndron si forca e vetme parlamentare, që kërkon ndryshim rrënjësor“, u shpreh kreu i PD.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb