Kreu i PD, Lulzim Basha ka pritur delegacionin dhe kryetarin e komunës së Dibrës së Madhe në Maqedoninë e Veriut, Hekuran Dukën.

Basha ka theksuar se prioritet është përfundimi i Rrugës së Arbërit për të afruar fizikisht Tiranën me Dibrën e Madhe.

Lideri i opozitës shqiptare shtoi se në axhendën e bisedës ishin edhe thellimi i zhvillimit ekonomik, por edhe kulturor të trevës shqiptare

 

LULZIM BASHA: Kam kënaqësinë e madhe t’i uroj mirëseardhjen Hekuran Dukës, kryetarit të Komunës së Dibrës së Madhe. Diskutuam për thellimin e bashkëpunimit mes Dibrës së Madhe dhe Tiranës. Prioritet përfundimi i Rrugës së Arbërit dhe thellimi i zhvillimit ekonomik që sjell edhe afrimin fizik.

Edhe për projekte të përbashkëta, ku theksova vendosmërinë që në këto kohë të vështira për shkak të pandemisë t’i kalojmë me solidaritet.

Të avancojmë të gjitha projetket që sigurojnë punësimin, zhvillim edhe në trevën e Dibrës së Madhe.

HEKURAN DUKA: E konsideroj takim me vëllezërit dhe motrat shqiptare. Jemi të interesuar që politika shqiptare të jetë më aktive në vendosjen e bashkëpunimit kombëtar e ekonomik. Projektet që i përmendi kryetari janë vitale për ngjalljen e Dibrës së Madhe. Është një zonë e verbër, s’ka zhvillim të duhur ekonomik megjithëse kontributi historik është i  theksuar dhe evidente. Presim nga të gjithë faktorët politikë shqiptarë t’i kthehen kësaj treve, dhe kjo ka filluar e mbaruar me rrugën e Arbërit që e shohim si shpresë të madhe.

Projektet e tjera që i përmendi kryetari duhen me intensitet më të madh, që të kemi integrimin brenda shqiptarëve. E falënderoj kreun e PD, Lulzim Bashën për mikpritjen. Do jemi në kontakt edhe me parti e faktorë të tjerë politik. Jemi të interesuar që politika shqiptare të mbajë frymën lart të patriotizmit, kombëtarizmit, ekonomisë e kulturës. Këto pengesa që i kemi politike që të vijmë deri tek itnegrimi mbarëshqiptar, dhe të bëhemi faktor i rëndësishëm.

LULZIM BASHA: Harrova, dua ta përmend, dua ta falënderoj për organizimin e 111-vjetorit të Kongresit të Dibrës, një  moment i rëndësishëm për parapërgatitjen e pavarësisë së Shqipërisë. Moment nderimi ëpr luftën e shqiptarëve. Falenderoj kryetarin dhe delegacionin. Veçanërisht gjeneral Ostrenin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb