Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, publikon në “Facebook” fotografi nga takimet me qytetarët, ndërsa thekson se zgjedhjet e 13 qershorit për kryetarin e ri të PD, janë testi i parë pas vjedhjes së zgjedhjeve nga Edi Rama.

Sipas tij, këto zgjedhje do të përcaktojnë nëse opozita do vazhdojë të luftojë me forcë, apo do të lejojë Ramën të realizojë planin e tij dhe ta dobësojë opozitën.

“Këto zgjedhje janë testi i parë pas vjedhjes së zgjedhjeve nga Rama: do vazhdojmë të luftojmë më gjithë forcën tonë, apo do lejojmë Ramën të realizojë planin e tij dhe ta dobësojë opozitën.
Përgjigja jonë do jetë e qartë: do zgjedhim që të vazhdojmë të bashkuar betejën kundër regjimit Rama-Doshi. Do vazhdojmë të luftojmë me gjithë forcën tonë. Dhe do fitojmë!”, shkruan Basha.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb