Është zhvilluar sot mbledhja e Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve për shqyrtimin e kërkesës së koalicionit “Bashkë Fitojmë” për rivlerësim dhe rinumërim të votave për rezultatin e zgjedhjeve për Bashkinë Belsh.

KAS theksoi se i ka lënë kohë subjektit ankimues, “Bashkë Fitojmë” deri ditën e hënë për të këqyrur të gjitha materialet filmike që kanë marrë në qendrat e këtyre votimeve.

“Në varësi të provës që do të sjellë do të vendoset nëse do të pranohet kërkesa për rivlerësim. KAS i kërkon drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve informacion që do të kërkohen nga administrata e KQZ dhe që do të kthehet përgjigje deri ditën e hënë, për 22 zgjedhësit që kanë votuar në qendrën e votimit të burgut Lushnje. Pra kur janë dërguar këta persona për të vuajtur dënimin?”, thuhet në deklaratën e KAS, ndërsa bën thirrje që KQZ të marrë masa dhe të dërgojë shkresën sa më shpejt.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb