Një asteroid do të fluturoj për skaj tokës ditën e fundit të këtij muaji, gjatë festës së Halloween’it, duke përshkuar rreth tokës në një distancë prej 48 mijë kilometrave – që sipas normave astronomike, kjo gjë konsiderohet e frikshme, shkruan “The Guardian”.
Pavarësisht kësaj shkencëtarët kanë thënë se nuk ka arsye për panik, madje edhe gjatë një feste si Nata e Shtrigave, kur rastis të ndodh ky fenomen, pasi edhe në këtë distancë asteroidi ende do të jetë më larg se Hëna.
Sipas shkencëtarëve, nuk ka gjasa që Toka në një periudhë kohore të paktën prej 100 viteve të goditet nga një objekt jashtëtokësor.
Asteroidi i quajtur “The Great Pumpkin” dhe “Spooky”, ndërsa i njohur teknikisht si TB145, llogaritet të jetë 20 herë më i madh se asteroidi që e kishte goditur Rusinë, dhe që kishte eksploduar në Chelyabinsk në vitin 2013, duke thyer dritaret dhe duke lëkundur themelet e shtëpive përreth, që për pasojë ishin lënduar mijëra banorë.
https://www.youtube.com/watch?v=Lff8kFCDAm0
(d.d/BalkanWeb)
