Kreu i PD Sali Berisha ka deklaruar se kryeministri Edi Rama dhe ish-kreu i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj janë pronarë de facto të një hoteli që shkon në vlerë deri në 100 ml euro.

Në një konferencë për shtyp Berisha u shpreh se edhe pse emri i ish kryebashkiakut ka dalë disa herë në dosje, ndaj Veliajt nuk është ngritur asnjë akuzë për “5D’.

Sali Berisha: Qëndrimi ynë për Lali Vjedhësin ka qenë dhe është shumë i qartë. Ne protestuam ndaj një njeriu që ka firmën e tij në projektin 130 mln euro dhe drejtësia shqiptare heshti.

Protestuam 46 javë për sipërmjarrjen 5D por hoteli prej 20 katesh i qelqtë thuhet se Tivari është presto nome, por familja Rama sipas qytetarëve digjital është share holder kryesor me familjen Velija, ndaj hoteli nuk është prekur. Për dijeni Veliaj nuk ka një akuzë të vetme për 5D edhe pse është në disa akte kryetar i autoritetit kontraktues dhe i ka dalë emri që hoteli nuk është vetëm i tij.
E qartë që Veliajn e arrestoi Rama për ta “hequr qafe”, për ta eliminuar.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb