Një ngjarje e mundshme kriminale është parandaluar falë reagimit të shpejtë të Policisë së Librazhdit.

Policia ka arrestuar në flagrancë një 53-vjeçar, pasi ka kanosur me një mjet prerës thikë bashkëfshatarin e tij, i cili ndërhyri për t’i penguar që të drejtonte automjetin në gjendje të dehur.

Gjatë kontrollit, 53-vjeçarit iu sekuestruan dy mjete prerëse, një prej të cilave ishte përdorur për kanosjen e bashkëfshatarit të tij.

Njoftimi:

Librazhd/Si rezultat i reagimit të shpejtë të Policisë, parandalohet një ngjarje e mundshme kriminale.

Kanosi me mjet prerës (thikë), bashkëfshatarin që ndërhyri për të mos e lejuar të drejtonte automjetin, në gjendje të dehur, arrestohet 53-vjeçari.

Ky shtetas u kap gjatë drejtimit të automjetit, në gjendje të dehur.

Sekuestrohen mjeti prerës i përdorur për kanosje dhe 1 mjet prerës tjetër (thikë) që iu gjet të arrestuarit, në automjet.

Menjëherë pas njoftimit për një rast kanosjeje në fshatin Floq, nga një shtetas në gjendje të dehur, shërbimet e Komisariatit të Policisë Librazhd kanë organizuar punën, me qëllim parandalimin e një ngjarjeje të mundshme kriminale dhe kapjen e autorit.

Si rezultat u reagimit të shpejtë të shërbimeve të Policisë, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit M. A., 53 vjeç.

Ky shtetas u kap teksa drejtonte automjetin në gjendje të dehur. Gjithashtu, ai dyshohet se duke qenë në të njëjtën gjendje, ka kanosur bashkëfshatarin e tij, shtetasin Y. B., 46 vjeç, i cili ka ndërhyrë që 53-vjeçari të mos e drejtonte automjetin, në gjendje të dehur.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb