Presidenti i Koresë së Veriu, Kim Jong Un i dërgoi një mesazh Presidentit të Federatës Ruse, Vladimir Putin, duke u shprehur se Pheniani do të jetë gjithmonë me Moskën.
Në mesazhin Kim gjithashtu shprehu mirënjohjen ndaj Putinit, ndërsa vlerësoi marrëdhënien e mirë mes dy popujve.
“Sot, RPDK-ja dhe Rusia po bashkëpunojnë ngushtë në mbrojtjen e sovranitetit të dy vendeve dhe në promovimin e mirëqenies së dy popujve përmes mbështetjes dhe ndihmës së fortë reciproke me karakter aleat”, thuhej në mesazhin e Kim drejtuar Putinit.
