Kur shikon bashkë Donald Veshajn dhe Xhensila Myrtezaj pyetja më normale është: Ndonjë bashkëpunim mes tyre? Duke qenë se aktori e ka marrë seriozisht punën e muzikës, kjo është një mundësi e mirë.

Së fundmi, Xhensila ka ndarë me ndjekësit e saj në TikTok një video, ku duket me Donaldin.

Dyshja duken duke u argëtuar teksa, imitojnë zërin ku thuhet: “Do të bëni pushime këtë vit. Unë pushime jam tërë kohën”.

“Filtri ishte për mua, taksirati të kapi dhe ty. Halle pushimesh, dhe filtrash”, -shkruan këngëtarja.

Kjo video ka marrë pëlqime të shumta, teksa komentet në faqen e Xhensilës në TikTok vazhdojnë të jenë të bllokuara.

Kujtojmë që nga ana profesionale Xhensila Myrtezaj po shijon suksesin e bashkëpunimit me Noizyn “Edhe një natë”.

@xhensilamyrtezaj0

@donaldveshaj filtri ishte per mua, taksirati te kapi dhe ty. Halle pushimesh, dhe filtrash😜😂

♬ original sound – ♏️adness


Edhe një natë”, Xhensila Myrtezaj dhe Noizy publikojnë duetin e tyre – Abc News

Sakaq Donald Veshaj ka njoftuar këngën e re në rrjetin e tij social Instagram. Ai shkruante: Të kuptoj me mirë me sy se me fjalë… Fragment për të cilin u akuzua se ia ka “vjedhur” këngës “Faj” të Beatrix Ramosajt.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb