Në Universitetin Luarasi u zhvillua një trajnim i rëndësishëm me përfaqësuesin e London School of Economics and Political Science, Dr. James Abdey, Drejtori Akademik i Asociuar në departamentin e Statistikës pranë LSE. Ky sesion trajnimi ishte pjesë e programit të bashkëpunimit mes LSE dhe Universitetit Luarasi, që synon përmirësimin e cilësisë akademike dhe përafrimin me standardet ndërkombëtare të mësimdhënies dhe vlerësimit universitar. Gjatë trajnimit, Dr. Abdey ndau praktika bashkëkohore mbi metodologjinë e mësimdhënies, menaxhimin e cilësisë akademike dhe mënyrat inovative të integrimit të statistikës dhe analizës së të dhënave në kurrikula.
Sink James Abdey, Drejtori Akademik i Asociuar i (LSE) – Luarasi është i pari universitet në Ballkan që ka sjellë programet e LSE në Shqipëri. Kemi nisur tre programe këtu në Universitetin Luarasi: financë, menaxhim biznesi dhe shkenca e të dhënave dhe analiza e biznesit, të gjitha me drejtimin akademik nga London School of Economics dhe Shkencat Politike. Ato janë dizenjuar që të treja nga akademikët e LSE-së, të cilët kanë informacionet më të fundit mbi këto fusha. Përmes programeve tona ndërkombëtare ne kemi aftësinë për të edukuar duke i sjellë këto programe për herë të parë këtu në Shqipëri. Studentët janë shumë të interesuar në këto programe.
Pedagogët e Luarasit që janë pjesë e programit LSE Recognised Teaching Centre patën mundësi të angazhohen në diskutime interaktive, të shkëmbejnë eksperienca dhe të thellojnë njohuritë mbi filozofinë e mësimdhënies sipas standardeve të LSE.
Sink Ilirjan Margjeka, P. Departamenti Teknologji Informacioni dhe Inovacioni
Sink Jolta Kaçani, lektore Universiteti Luarasi, program i LSE
Ky trajnim përfaqëson një tjetër hap konkret në forcimin e partneritetit strategjik midis Universitetit Luarasi dhe LSE, duke konsoliduar rolin e Luarasit si qendër ekselence akademike në rajon.
