MAQEDONI- Bashkëpunimi midis policisë së Maqedonisë dhe të Shqipërisë është evident në disa nivele, megjithatë gjithmonë ka hapësirë për thellimin dhe avancimin e tij të mëtejshëm. Këto çështje u konstuatuan në takimin e sotëm në MPB të Maqedonisë mes ministrit të Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, dhe ambasadorit të Republikës së Shqipërisë në Shkup, Fatos Reka.

Siç njoftoi MPB­-ja, ministri Spasovski u fokusua në relatat e përgjithshme midis dy vendeve duke vlerësuar se ato vazhdimisht janë në frymën e fqinjësisë së mirë dhe integrimeve euroatlantike. Ai, gjithashtu, shprehu kënaqësi nga efikasiteti i një sërë marrëveshjesh të nënshkruara bilaterale miis MPB­-së të Maqedonisë dhe të Shqipërisë.

“Gjithashtu, ministri Spasevski theksoi se MPB-­ja është e gatshme dhe transparente për bashkëpunim me të gjitha shtetet fqinje midis të cilave edhe Republikës së Shqipërisë edhe në fushën e sigurisë së brendshme, respektivisht luftës kundër të gjitha llojeve të krimit, veçanërishti krimit të organizuar me narkotikë, tregtisë me njerëz, armë dhe terrorizmit që paraqesin një kanosje të madhe si për vendet e rajonit por edhe në kuadër global”, thuhet në njoftim.

Ambasadori Reka, citohet, theksoi se bashkëpunimi që kanë të dy ministrisë është në nivel të lartë dhe se MPB-­ja e Shqipërisë është transparente për thellimin e tij dhe përforcimin e mëtejshëm, veçanërisht në pëpilimin e projekteve të përbashkëta për të cilat ekziston edhe vullnet politik dhe operativ nga të dyja palët.

“Përkundër kësaj ai e vlerësoi lart edhe ballafaqimin e Republikës së Maqedonisë me krizën e refugjatëve, duke aluduar se janë të ndërgjegjshëm për rrezikun nga implikimi më i madh që ajo mund të ketë në të ardhmen edhe ndaj Shqipërisë dhe në këtë drejtim theksoi se është e mirëseardhur çfarëdo lloj ndihme e bazuar në përvojën e Republikës së Maqedonisë”, thuhet në njoftim.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: