Policia ka arrestuar Petrit Çakrrin, i njohur edhe me mbiemrin Hoxha, si një nga bashkëpunëtorët në rrëmbimin dhe vrasjen e 23-vjeçarit Renis Dobra, ngjarje e rëndë që ndodhi disa ditë më parë në zonën e Dibrës.

Çakri dyshohet se ka bashkëpunuar me tre vëllezërit Bushgjokaj, Fatjonin, Kristin dhe Aleksandrin, të cilët janë identifikuar si organizatorët e krimit.

Aktualisht, një prej tyre ndodhet në pranga, ndërsa dy të tjerët janë ende në kërkim.

Whatsapp Image 2025 07 16 At 13.18.11
Whatsapp Image 2025 07 16 At 13.18.11

Hetimet paraprake zbuluan se viktima u mbyt dhe më pas u hodh në ujërat e liqenit të Ulzës. Trupi i të riut mbeti pranë sektorit “C”, pa përfunduar në ujë, ndërkohë që automjeti ku ndodhej u fundos dhe më vonë u gjet në liqen.

Renis Dobra rezulton të ketë qenë më parë i dënuar në Gjermani për shpërndarje droge në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb