TIRANE – Adelina Tahiri po përjeton ditët më të lumtura që mund të jetojë një femër. Këngëtarja e njohur nga Shkupi është martuar së fundmi dhe është në pritje të fëmijës së saj të parë, i cili është një djalë.
Bashkëshorti i Adelinës, Serjova Markov është një ndër avokatët më të pasur në Maqedoni dhe në këtë periudhë ai ë mban Adelinën në pëllëmbë të dorës, duke i plotësuar çdo gjë.
Ditët e fundit ajo ka treguar detaje nga shtëpia e tyre e mbuluar në ar, por dhurata e fundit që Tahiri ka marrë nga bashkëshorti i ka lënë vërtet të gjithë pa fjalë. Por edhe veshjet e këngëtares janë gjithmonë me markat më të shtrenjta.
Kësaj radhe në fakt dhurata e bashkëshortit për Adelinën i kalon parashikimet. Në postimin e saj të fundit në Instagram, Adelina shihet duke pozuar pranë një makine Mercedes-Benz super luksoze në ngjyrë të bardhë. E kush nuk do e ëndërronte një makinë të tillë?




