Bashkëshorti i ish-deputetes së Partisë Socialiste, Valentina Leskaj, Astriti, ka ndërruar jetë nga COVID-19.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Leskaj përmes një postimi në “Facebook”.

“Të dashur miq sot është një ditë shumë e vështirë për mua, dy djemtë e mi Arianin, Besnikun dhe familjet e tyre. Humbëm njeriun tonë të dashur, bashkëshortin e babain model, gjyshin e dashur që nuk ja doli dot me sëmundjen e Covidit”, shkruan ish-deputetja.

Kjo e fundit thekson se për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi ceremonia e varrimit do të jetë private.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb