Përveçse është bashkëshortja e Kanye West, Bianca Sensori ka bërë bujë edhe për paraqitjet e saj pothuajse nudo.

Në më të fundit, arkitektja 27-vjeçare është parë me reperin në Miami. Italiania provokoi sërish teksa zgjodhi të vishte një trupore trasparente në nuancën e tokës, e cila është e tejdukshme, duke i zbuluar gjoksin.

Përpara West, Sensory ecën duke mbajtur një arush pelushi të madh të bardhë, ndërsa të gjithë bëjnë video të saj. West po e ndiqte i veshur me të bardha, me pjesën më të madhe të fytyrës të mbuluar.

Në natën e tyre jashtë, Sensory thjesht veshi një bikini me shkëlqim dhe një kapele të ngjashme në kokë. Ajo sërish mban në duar një arush pelushi.

Çifti duken të dashuruar, duke mohuar zërat se janë në prag të ndarjes, siç raportohet së fundmi. Pavarësisht kësaj, bashkëshortja e Kanye West nuk është një nga fytyrat më të dashura të show biz-it të huaj, pasi prania e saj në publik shpesh është komentuar si “vulgare” dhe “e pahijshme”.

Nuk dihet më, që prania e çiftit në Itali nuk është gjë tjetër veçse e dëshirueshme, pas raportimeve se ata duan që ata të kryejnë “seks oral në publik” dhe veprime të tjera të turpshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb