Prej disa javësh David Silva nuk ka qenë pjesë e Manchester City-t dhe disa zëra thonin se shkak është bërë Stërling, futbollisti tjetër i ekipit të Pep Guardiolës. Kjo pasi disa aludimi linin të kuptohej se Stërling po flirtonte me bashkëshorten e spanjollit, por siç duket me sqarimet e fundit kjo mundësi bie poshtë.

David Silva me anë të një postimi në rrjetet sociale ka treguar për mungesën e tij në ekip, ku bën të qartë se për këtë është vënë në dijeni edhe klubi të cilën e falënderon.

“Dua të falënderoj të gjithë për mesazhet e ngrohta që më keni dërguar javët e fundit. Një falënderim special për shokët e skuadrës, trajnerin dhe klubin, që e ka kuptuar situatën time familjare dhe më kanë mbështetur. Dua të ndaj me ju lajmin e lindjes së djalit tim Mateo, që erdhi në këtë botë para kohe dhe po lufton dita-ditës për t’ia dalë mbanë, bashkë me ndihmën e mjekëve”, ka qenë komenti i David Silva.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb