SHBA- Bashkëshortja e kandidatit republikan për president, Donald Trump, Melania Trump ka paditur gazetën britanike “Daily Mail” dhe një portal me bazë në SHBA pasi kanë rapotuar se ajo ka punuar si eskortë gjatë viteve ’90, sipas revistës amerikane ”Hollywood Reporter”.

Melania ka ngritur një padi për shpifje ndaj gazetës dhe blogerit, Webster Griffin Tarpley, i cili ka thënë se ajo ka jetuar në frikë për publikimin e të kaluarës së saj të supozuar si një punëtore seksi.

Ajo kërkon nga të pandehurit një minimum prej 75 mijë dollarësh për kompensimin e dëmeve, pavarësisht se, blogeri ashtu dhe ‘Daily Mail’ kanë fshirë më pas artikujt e tyre të publikuar muajin e kaluar dhe i kanë kërkuar falje Trump. Sipas saj, veprimi i gazetës dhe blogut ishte “i neveritshëm, i pështirë, i qëllimshëm, keqdashës dhe shtypës” thuhet në denoncim.

”Daily Mail” thotë se artikulli i tij me titull “Fotot provokative dhe pyetjet shqetësuese lidhur me të kaluarën e gruas së tij, mund të prishë imazhin e Trumpit” nuk kishte për qëllim të pohonte apo sugjeronte se zonja Trump ka punuar si eskortë apo në industrinë e seksit. Artikulli i ”Daily Mail” është bazuar kryesisht në një biografi të paautorizuar të Trumpit nga një gazetar slloven dhe një artikull i botuar në revistën sllovene ”Suzy”.

Melania Trump ka lindur në Slloveni dhe u martua Donald Trump në vitin 2005. Një vit pas martesës ajo solli në jetë djalin Barron William Trump.
(ma.ar/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: