Rrugët e Tiranës kanë nisur të ndriçojnë më fort ditët e fundit, duke i krijuar qytetarëve mundësinë që të lëvizin lehtësisht edhe përgjatë orëve të natës.

Bashkia e Tiranës ka vendosur ndriçim e ri led në akset kryesore të kryeqytetit. I tillë është dhe ndriçimi i vendosur së fundmi në Bulevardin ‘Bajram Curri” dhe në bulevardin “Zhan d’Ark”.

Kjo është një masë në kuadër të kujdesit të shtuar për sigurinë e pedaluesve, këmbësorëve dhe drejtuesve të automjeteve.

  • foto galeri
  • foto galeri

Ndërkaq, llambat LED përdorin shumë më pak energji sesa ndriçuesit inkandeshentë apo fluoreshentë. Në fakt, ata përdorin 75% më pak energji sesa ndriçuesit inkandeshentë. Përveç kursimit në faturën tuaj të energjisë, LED-të kanë një jetëgjatësi shumë herë më të lartë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb